75 Mall Live Search
10:20 / E Enjte, 25 Maj 2023 / AR

Kurti e liron nga detyra një zëvëndësministër, e emëron një tjetër

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Radoica Radomiroviq, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim.

Me këtë rast, ai e uroi Radomiroviq për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.

Ndërkaq, gjatë ditës, Kryeministri Kurti ka liruar nga detyra e zëvendësministrit për Komunitete dhe Kthim, Gazmen Salijeviq.