75 Mall Live Search
12:14 / E Martë, 01 Tetor 2024 / mp

Kurti e Maqedonci në Poloni, do të marrin pjesë në Forumin e Varshavës për Siguri

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Varshavë të Polonisë, ku së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci do të marrë pjesë në Forumin e Varshavës për Sigurisë 2024 (WSF 2024).

Në kuadër të Forumit…, kryeministri Kurti sot do të mbajë një fjalim mbi temën “Fokusohuni në Ballkanin Perëndimor: lidhja e Gjeopolitikës dhe integrimit evropian”. Gjatë qëndrimit në Varshavë dhe pjesëmarrjes në Forum, ai do të zhvillojë takime bilaterale, si edhe do të mirëpritet nga pjesëtarë të mërgatës sonë në Poloni.