75 Mall Live Search
19:21 / E Hënë, 01 Shkurt 2021 / Blerim

Kurti e mirëpret zyrtarizmin e njohjes diplomatike nga Izraeli

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka përshëndetur zyrtarizmin e njohjes diplomatike të Kosovës nga Izraeli, njohje kjo obligative në kuadër të Marrëveshjes së Uashingtonit.

Kurti përmes  llogarisë së tij zyrtare në ‘Twitter’ ka thënë se shpreson në thellim të bashkëpunimit të politikave me shtetin e Izraelit

“E mirëpresim lajmin e mirë të zyrtarizmit të lidhjeve diplomatike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit të Izraelit. Shpresojmë në thellimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe kulturor”, ka thënë Kurti.

Kosova dhe Izraeli sot kanë zyrtarizuar njohjen e ndërsjellë. Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gabi Ashkenazi është paraqitur nga Jerusalemi në ceremoninë virtuale të zyrtarizmit të kësaj njohjeje.