11:29 / E Enjte, 21 Maj 2020 / indeksADMonline

Kurti e Muharremaj premtojnë përkrahje financiare për kompenzimin e dëmeve nga breshëri

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot ka vizituar fshatin Nëpërbisht të Suharekës. Atje është pritur nga kryetari i Komunës Bali Muharremaj.

Kryeministri dhe kryetari kanë premtuar përkrahje financiare për kompenzimin e dëmeve që ka shkaktuar breshëri në dy ditët e fundit.

Bashkë me ministrin Mustafa, Kurti e Muharremaj kanë vizituar disa sera të cilat janë dëmtuar në mase të madhe nga breshëri./Indeksonline/