Kurti e Murati do të mbajnë konferencë për media

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati do të mbajnë konferencë për media të martën.
Sipas njoftimit të zyrës së kryeministrit, konferenca do të mbahet nga ora 12:30, ndërsa nuk është bërë e ditur arsyeja.
Të dielën ministri i Financave tha se ka marrë mbështetje nga Banka Botërore për krijimin e Bankës Zhvillimore të Kosovës.