Kurti e Nagavci përurojnë çerdhen e re në Suharekë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci kanë bërë përurimin e një çerdheje në Suharekë, raporton Ekonomia Online.
Në përurim mori pjesë edhe kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj. Të tre së bashku kanë vizituar objektin e çerdhes për të parë nga afër investimin e bërë.


