75 Mall Live Search
11:52 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

Kurti e njofton Thaçin se është “busy”, takimi mund të ndodhë të premten!

Edhe sot ka dështuar një takim midis presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit, Albin Kurti. Derisa Thaçi ka thënë se edhe pas refuzimit të fundit nga Kurti, është i gatshëm ta presë kurdo, nga zyra e Kurtit bëjnë me dije, se presidenti ishte njoftuar se takimi nuk do të mund të realizohej sot, shkaku i angazhimeve të Kurtit.

Këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti, Erzen Vraniqi, ka konfirmuar për IndeksOnlinen, se zyra  Kurtit i kishte dërguar njoftim Zyrës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se sot nuk do të mund të takohej me të, por se një takim i tillë mund të realizohet të premten.

“E kemi njoftuar presidentin se kryeministri sot është i zënë, por të premten pasdite ka mundësi të takohet”, tha Vraniqi për IndeksOnlinen .