Kurti e Osmani e kujtojnë presidentin Rugova me fjalë të mëdha – vendosin një kurore te varri i tij

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, në përvjetorin e 16 të vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, kanë bërë homazhe te varri i tij, shkruan IndeksOnline.
Osmani e kujtoj Rugovën me fjalë të mëdha duke e quajtur arkitekt e ideator të Pavarësisë së Kosovës.
Ajo tha se Rugova arriti ta bëj bashkë popullin e Kosovës për kauzën liri-demokraci-pavarësi.
“Sot është 16 vjetori i shkuarjes në amshim të arkitektit të pavarësisë së Kosovës, ideatorit të pavarësisë së Kosovës, presidentit tonë historik Ibrahim Rugova, i cili bërë shumëçka për shtetin tonë saqë është shëndërruar në fytyrën e këtij shtetit që sot në çdo damar të tij ka edhe ndikimin që e pat presidenti Rugova përgjatë jetës së tij. Ai punoi dhe veproi në një kohë shumë të vështirë të Kosovës, të okupimit, por pavarësisht kësaj ai arriti që ta bëj bashkë popullin e Kosovës për liri, demokraci e pavarësi. Ne sot i gëzojmë edhe miqësitë që me mund i ndërtoi presidenti Rugova, kujtimi për të do të jetoj në zemrat dhe mendjen e të gjithvë”, tha ai.
Kurse, kryeministri, Albin Kurti, tha se Rugova dha kontribut jashtëzakonisht të madh në ndërkomëtarizimin e çështjes së Kosovës.
“Presidenti Ibrahim Rugova është presidenti i parë i Kosovës. Sërish është presidenti i parë i Kosovës së çliruar. Presidenti Rugova edhe para se të ishte president ishte intelektual i angazhuar, njeri paqësor dhe i qetë, racional dhe humanist. Ai dha kontribut të çmuar në bashkimin e shqiptarëve kundër Serbisë okupatore dhe ndërkombtarizimin e çështjes së Kosovës.
Bashkë me presidentin e Kosovës, znj.Vjosa Osmani -Sadriu sot në nderim të Ibrahim Rugovës te varri i tij vendosëm një kurorë me lule të freskëta”, tha ai.
Me këtë rast ata vendos një kurore me lule te varri i tij./IndeksOnline/