Kurti e Osmani hapin fushatën zgjedhore në Pejë

Lëvizja Vetëvendosje ka hapur në Pejë fushatën zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit .
Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, i shoqëruar nga numri dy i listës së LVV-së, Vjosa Osmani kanë takuar qytetarë të shumtë.
Kurti e Osmani janë duke u shoqëruar edhe nga kandidatët për deputetë si Fatmire Kolçaku, Rozeta Hajdari, Faton Peci.
Ndërsa në paraditen e së mërkurës, dega e Vetëvendosjes në Prishtinë ka hapur edhe zyrtarisht fushatën zgjedhore.