75 Mall Live Search
09:22 / E Mërkurë, 17 Mars 2021 / OSH

Kurti e Osmani takohen me përfaqësuesit e goranëve

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani janë takuar sot me përfaqësuesit e goranëve për të diskutuar për formimin e institucioneve të reja, shkruan IndeksOnline.

Kurti e Osmani janë duke zhvilluar takimin me liderin e partisë së goranëve të Kosovës (JGP), Adem Hoxha në ndërtesën e Kuvendit.

Ndryshe, Kurti e Osmani priten të takojnë të premten edhe kryetarin e ri të LDK-së, Lumir Abdixhikun./IndeksOnline/