Kurti: E pranoj se taksa kontribuoi pozitivisht në ndërprerjen e pazareve për shkëmbim territoresh

Kryeministri i vendit, Albin Kurti iu kundërpërgjigj deputetit të AAK-së Daut Haradinaj i cili foli për ‘Kullën apo Kështjellën’ në mes Kosovës e Serbisë.
Kurti tha se Kështjella është e familjes, e fisit, kurse shteti është më shumë se kështjellë.
“Duhet të kalojë në efanzivë, nuk mund të fitosh aty. Është e domosdoshme që shteti ta bëjë atë. Unë një gjë e pranojë, tarifa 100% ka kontribuar pozitivisht në ndërprerjen e pazareve dhe parandalimin e ujdisë së shkëmbimit territorial. Këtu është vlera politike në mënyrë që të parandalojë diçka shumë të keqe, por në kuptimin e sovranitetit të vendit tonë, efektet si ka as minimale. Natyrisht që jam njeri më i zëshëm kundër shkëmbimit territorial dhe e di se pati një ide që të bëhet midis presidentëve dhe me mua si kryeministër për shkëmbim territorial”, tha Kurti, shkruan Indeksonline.
Ai gjithashtu tha se presidenti aktual nuk ka autorizim për të nënshkruar marrëveshje me Serbinë dhe as fuqi implementuese për çfarëdo marrëveshje që mund të imagjinojë.
“Kjo nuk do të ndodhë. E di që ka pas një plan, më shumë se vetëm ide që të bëhet heqja e tarifës 100% në Kosovë dhe të nesërmen jo të nis dialogu, por të përfundojë me një marrëveshje tjetër. Tash s’ka më ashtu. Ka Qeveri të Re nga zgjedhjet e gjashtë tetorit s’do të ketë shkëmbim territorial e mirënjoh kontributin e tarifës 100%”, përfundoi Kurti./Indeksonline/