15:34 / E Hënë, 20 Maj 2024 / S Z

Kurti e pret në takim zyrtaren e lartë amerikane

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim Zëvendësndihmës Sekretaren e Departamentit të Shtetit nga byroja për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë, Nicole Chulick, e cila ishte e  shoqëruar nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Zëvendës Ndihmësja Sekretarja e Departamentit të Shtetit nga byroja për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë, Nicole Chulick po qëndron për vizitë në Kosovë.

Ajo më herët ka takuar edhe presidenten Vjosa Osmani.