18:13 / E Diele, 21 Korrik 2019

Kurti e quajti dorëheqje të vonuar, ndërsa Haradinaj mbante në bluzë foton e tij kur ai ishte në burgun e Serbisë

Derisa dorëheqja e Haradinajt nga posti i kryeministrit pasi ai mori ftesën nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar si qytetar, u quajt akt burrërie dhe shembull, ishte lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i cili reagoj ashpër.

Ky i fundit tha se Haradinaj moti është dashur të japë dorëheqje, ndërsa tha se të intervistohesh si kryeministër a jo s’përbën dallim tek specialja, përcjellë Indeksonline.

Por, në kohën kur lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, mbahej e torturohej në burgjet e Serbisë, ishte pikërisht Haradinaj ai që kërkonte drejtësi e liri për të. Madje këtë e bënte edhe duke mbajtur një bluzë në të cilën shihej fotografia e Kurtit.

Ndryshe, Kurti qysh pas dorëheqjes së Haradinajt po bën vazhdimisht thirrje për zgjedhje të jashtëzakonshme, duke bërë apel tek presidenti Thaçi për të thirrur partitë politike e për të caktuar datën e zgjedhjeve.

Madje ai në një konferencë për media tha se LVV me LDK-n në zgjedhje do të shkojnë me një listë të përbashkët./Indeksonline/