Kurti e quan përpjekje dëshpëruese dërgimin e Projektligjit për Byronë në Kushtetuese nga PDK-ja

Albin Kurti e ka quajtur si përpjekje dëshpëruese për paralizim të reformave dërgimin e Projektligjit për Byronë në Gjykatën Kushtetuese nga PDK-ja. Këtë deklarim kryeministri Kurti e ka bërë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.
“Dërgimi i Projekligjit për Byronë në Gjykatën Kushtetuese është përpjekje për paralizim të reformave. Poashtu, është edhe kundërshtim i hapur i nevojave shoqërore, i kërkesës qytetare dhe i vullnetit demokratik të 14 shkurtit 2021. Pavarësisht kësaj, përkushtimi ynë mbetet po i njëjti. Zelli vetëm edhe më i madh, ecja jonë nuk do të ndalet. Sot po e bëjmë hapin e radhës të strategjisë kundër korrupsionit, të cilën jam shumë i bindur se do ta votojmë me kënaqësi në këtë mbledhje”, ka thënë Kurti në mbledhjen e Qeverisë./Indeksonline/