75 Mall Live Search
10:46 / E Enjte, 26 Janar 2023 / B O

Kurti e Rama, llaf e muhabet, aspak rivalitet

Albin Kurti e Përparim Rama vazhdojnë të kenë raporte të normalizuara. Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Prishtinës janë parë të afërt në një konferencë të mbajtur mëngjesin e sotëm.

Në konferencen Ndërkombëtare për Siguri Siguri Kinernetike “Cyber Zero” në të cilën po diskutohen sulmet online dhe kërcenimet në sigurinë kibernetike, Rama e Kurti kanë qenë ulur afër njëri-tjetrit.

Nuk kanë munguar muhabeti mes tyre dhe shkëmbimi i ideve.

Ardhja e Përparim Ramës në krye të Prishtinës ka sjellur një stil të ri të politikbërjes në vend.

Arkitekti nga Londra ka qenë i hapur me të gjitha partitë dhe gjithë liderët duke mos u tunduar aq shumë nga politikat shtetërore, por duke u marrë më shumë me Prishtinën dhe politikat lokale të kryeqytetit./Indeksonline/