75 Mall Live Search
13:09 / E Hënë, 09 Mars 2020 / indeksADMonline

Kurti e Rexhepi presin shiritin e Qendrës më të avancuar, në Prizren

Komuna e Prizrenit tanimë ka Qendrën më të avancuar për ofrimin e shërbimeve publike në Kosovë.

Me projektin “One stop shop”, të cilin e përuruam sot, me 56 sportele të gjitha në një vend, pra në katin e parë të Administratës komunale, do të ofrohen shërbime të shumta me standarde të larta, në një ambient modern e të digjitalizuar.

Të pranishëm në këtë përurim ishin kryeministri Albin Kurti, ministrja Emilia Rexhepi dhe kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Tani qytetarët, pos asaj që do të kenë shërbime më të thjeshta, e me kosto më të ulët kohor e financiar, do të kenë komunikim të drejtpërdrejtë dhe transparent me zyrtarët komunalë.