75 Mall Live Search
23:26 / E Premte, 01 Korrik 2022 / OSH

Kurti e Rita duken për mrekulli në festën e Pavarësisë së SHBA-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka marrë pjesë në pritjen e Ambasadës Amerikane në Prishtinë me rastin 246 vjetorit të pavarësimit të SHBA-së.

Ai ishte i shoqëruar me bashkëshorten e tij, norvegjezen Rita Knudsen Augestad, shkruan IndeksOnline.

Të dy dukeshin për mrekulli, me një veshje prej zotërie dhe zonje.

E hijeshia iu shtohej më shumë kur ishin krahë për krahë e me buzëqeshje në fytyrë.

Ata duket se e shijuan këtë mbrëmje me muhabet të mirë, në prani të të tjerëve,

Aty, kryeministri ka folur për çështje të ndryshme, por kryesisht është orientuar te traditat e filozofitë e vjetra politike amerikane./IndeksOnline/

Foto: Blerim UKA!