20:55 / E Martë, 07 Maj 2019 / indeksADMonline

Kurti e Selimi kujtojnë Betejën e Çabratit

Sot në Komunën e Gjakovës është shënuar Dita e Dëshmorëve të Betejës së Çabratinit.

Për ndër të kësaj dite, Vetëvendosje ka bërë homazhe pranë pllakatës së dëshmorëve të rënë gjatë kësaj beteje.

Kreu i VV-së, Albin Kurti bashkë me deputetin Rexhep Selimi bënë homazhe, pasi hoqën kubëzat që kishin bllokuar hyrjen pranë kësaj pllakate.

Pas homazheve, Kurti dhe Selimi kanë ecur bashkë në çarshinë e vjetër të Gjakovës.

“7 Maj
Në ditën e Betejës së Çabratit në çarshinë vjetër të Gjakovës”, ka shkruar Selimi në fotografinë bashkë me Kurtin.