75 Mall Live Search
09:52 / E Hënë, 25 Nëntor 2024 / Z S

Kurti e Sveçla vizitojnë veriun, vendosin gur themelin e nënstacionit policor dy kilometra afër kufirit me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë vendosur gur themelin e nënstacionit tek ura e lumit Bistricë gjatë javë së kaluar.

Ndërsa sot gjatë mëngjesit Kurti bashkë me Sveçlën e drejtorin e policisë, Gazmend Hoxha kanë vendosur gur themelin e nënstacionit policor në fshatin Izvor të Komunës së Zveçanit.

Kështu ka bërë të ditur Kurti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

May be an image of 1 person, helicopter and ski slope

‘’Të premten e javës së kaluar u vendos gur themeli i nënstacionit policor tek ura e lumit Bistricë. Sot, në mëngjes, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha, vendosëm gur themelin e nënstacionit policor në fshatin Izvor të Komunës së Zveçanit’’.

May be an image of 3 people

Ky nënstacion ëhtë vetëm dy kilometra larg kufirit me Serbinë.

Sipas Kurtit, në objektin e ri që pret të ndërtohet shumë shpejt, do të shërbejë policia kufitare./Indeksonline/