75 Mall Live Search
09:29 / E Enjte, 12 Shkurt 2026 / MSH1

Kurti e “tfillon” qeverinë me marrëveshjet ndërkombëtare

Kryeministri i porsazgjedhur i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thirrur kabinetin e ri qeveritar, pa u bërë ende 24 orë që nga formimi i saj.

Mbledhja do të mbahet në orën 10 dhe në rend të ditës janë disa marrëveshje ndërkombëtare, shkruan IndeksOnline.

Mes të tjerash, qeveria e re do të shqyrtojë projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi aranzhimin për zbatimin e përkrahjes së Unionit për Kosovën, në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje, do të shqyrtojë projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së financimit për programin e parë për “Financimin e Politikave Zhvillimore për Efektivitetin Fiskal, Konkurrueshmërinë dhe Rritjen e Gjelbër”, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, e kështu me radhë.

Rendi i plotë i ditës është si në vijim: