75 Mall Live Search
12:25 / E Mërkurë, 22 Qershor 2022 / OSH

Kurti: E them edhe sot se marrëveshjet e 2013-2015 nuk ishin të mira, por ato i trashëguam

Kuvendi i Kosovës është duke zhvilluar seancën e radhës plenare.

Në këtë seancë, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar se pas 20 vitesh buxhetit do ti kursehen dhjetëra milionë euro në vit të shpenzuara më herët për energjinë në veri të vendit.

“Katër komuna të veriu do të kalojnë në një rend të rregullt të pagesave për konsumin e energjisë elektrike.Udhërrëfyesi i djeshëm do ta mundësojë këtë. BE-ja do të mbikëqyrë zbatimin e tij. E me këtë zbatim do të mundësohet përfundimi i një problematike të trashëguar i pagesës së energjisë në katër komunat e veriut.Kemi trashëguar shumë gjëra të cilat nuk kemi dashur, po e bëjmë më të mirën me krejt çfarë dimë e mundemi.Pra pas 20 viteve, po e ndalim një padrejtësi e gjakderdhje financiare ndaj vendit. Në anën tjetër ministrja Ekonomisë po i vazhdon konsultimet për strategjinë e energjisë 2021-2031. Është e domosdoshme që çdo komunë e institucion të përfshihet në diskutime, pasi kemi të bëjmë jo vetëm më vendin, por me gjithë brezat e ardhshëm.A janë të mira marrëveshjet e vitit 2013-2015. Nuk janë të mira.”, tha Kurti.

Kryeministri tha se ende vazhdon të mendojë se këto marrëveshje nuk janë të mira, por se ato i gjeti kur erdhi në Qeveri.

“Ashtu siç kam thënë se nuk është e mirë në vitin 2013-2015, e them dhe sot. Ato s’shin marrëveshje të mira, por ato i trashëguam dhe i gjetëm. Kur unë u bëra kryeministër i Kosovës i gjeta 38 komuna, po të pyetesha unë s’do të ishin. I gjeta KEK-un dhe KESCO-në, po të isha unë më herët kryeministër s’do të kishte.Por monopoli publik është bërë privat. Pra ka një mori gjerash që si bëjë me vullnet dhe dëshirë, por na nevoja dhe përgjegjësia.Gjendja në teren është shumë më e keqe se ato marrëveshje, sepse gjendja është edhe më keq.Ne kemi vendosur afate kohore që janë të tillë, relativisht të shkurtra që i kanë ditët si njësi, e jo javët e muajt.Unë kërkoj bashkëpunim me të gjithë që gjithçka të funksionoj duke u bazuar në ligjin, rregullat dhe kushtetutshmërinë.”, shtoi Kurti.

Kryeministri Kurti tha se asgjë s’ka përfunduar me nënshkrimin e djeshëm, por besoj se në bashkëpunim me BE-në do të analizohet në hollësi gjithçka.

“Natyrisht se do të mund të ketë sfida të tjera përpara, askush nuk thotë se gjithçka ka përfunduar me tekstin e djeshëm, por besoj se me bashkëpunimin të cilin e kemi me BE-në, me ekspertët tanë që kanë analizuar në hollësi gjithçka, do të mund ta bëjë edhe furnizimin e qëndrueshëm, por edhe faturimin dhe inkasimin në veri të Kosovës, në mënyrë që të gjithë qytetarët të jenë të barabartë.Ajo çfarë bëjë unë në qeverisej mund të përshkruhet: E bëjë minimumin e pranimit të realitetit, për maksimumin e ndryshimit të realitetit. Nuk kam mundësi të tjera.”,shtoi ai.