22:52 / E Shtunë, 04 Qershor 2022 / OSH

Kurti e uron presidentin e Shqipërisë: Sfidat tona lehtësohen saherë bashkëpunojmë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Bajram Begaj për postin e ri, si president i Shqipërisë, shkruan IndeksOnline.

Kurti tha sfidat tona si komb lehtësohen saherë që bashkëpunojnë.

Ai e ftoi Begaj që të angazhohen drejt synimeve për mirëqenie e liri dhe për orientimin evropian.

“E uroj presidentin e sapo zgjedhur të Shqipërisë, z. Bajram Begaj për përgjegjësinë dhe detyrën e re, si dhe popullin e qytetarët e Shqipërisë për presidentin e tyre të ri.

Sfidat me të cilat përballen republikat tonë dhe mbarë kombi lehtësohen atëherë dhe sa herë që punojmë bashkë. Andaj, le të angazhohemi e bashkërendohemi drejt synimeve tona për mirëqenie e liri, drejtësi e siguri, zhvillim e progres, gjithnjë në orientimin tonë të palëkundur evropian, perëndimor e demokratik”, shkroi Kurti./IndeksOnline/

Mos i humb