Kurti e Vetëvendosje bëjnë homazhe në 13 vjetorin e vrasjes së Xheladinit e Balajt

Në përvjetorin e 13-të të demostratës së 10 shkurtit 2017, Lëvizja Vetëvendosje bën homazhe tek varri i Arben Xheladinit me fillim nga ora 10:00 tek varrezat e Prishtinës.
Homazhe VV do të bëjë edhe tek varri i Mon Balajt në Podujevë me fillim nga ora 12:00.
Në këtë homazhe i pranishëm do të jetë edhe vetë lideri i VV-së, kryeministri i vendit, Albin Kurti, transmeton Indeksonline.
Gjithashtu Kurti bashkë me anëtarë të VV-së do të bëjë homazhe edhe tek pllaka përkujtimore e Arben Xheladinit e Mon Balajt tek Bulevardi ‘Nënë Tereza’ në ora 13:00./Indeksonline/