75 Mall Live Search
13:49 / E Martë, 28 Shkurt 2023 / AR

Kurti e Vuçiq do të takohen në Shkup, Grubi: I mirëpresim krahëhapur

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi është deklaruar pas pranimit të propozimit evropian nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Ai thotë se ky është një hap me rëndësi jetike për stabilitetin e mbarë rajonit, raporton Indeksonline.

“Përgëzoj palët për largpamësinë dhe racionalitetin e treguar përtej dallimeve dhe impaktin e jashtëzakonshëm konstruktiv të 🇺🇸dhe 🇪🇺për ardhmërinë europiane të mbarë Ballkanit Perëndimor. Është koha të mbyllim armiqësitë dhe së bashku të hapërojmë drejt Europës dhe të shkruajmë kapitullin e ri të progresit.

Shkupi do të mirëpresë krahëhapur më 18 mars liderët e të dyja vendeve dhe vazhdimin e dialogut deri në finalizimin e tij me epilog njohjen e ndërsjelltë”, shkruan Grubi.