Kurti e zbulon për herë të parë, një ministri, dy zv/ministra dhe nënkryetarin e Kuvendit për Nismën

Mandatari për formimin e qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka zbuluar për herë të parë ofertën e tij për Nismën Socialdemokrate.
Kurti në një takim me diasporën shqiptare në Londër ka bërë me dije se ka qenë i gatshëm që Limajt t’ia jap postin e nënkryetarit të Kuvendit, një ministri dhe dy zëvendësministra.
Kjo, sipas tij, do të ishte racionale në raport me fuqinë parlamentare të këtij subjekti.
Video e mëposhtme është realizuar nga gazetari shqiptar në Londër, Ermal Hallaçi.