12:02 / E Hënë, 24 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kurti, edhe në Londër, kërkon reciprocitet me Serbinë

Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor janë bërë bashkë sot në Londër ku po marrin pjesë në Samitin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Zëvendëspresidenti i BERZH-it, Jurgen Rigteri, e ka postuar një fotografi në llogarinë e tij në Twitter, ku ka bërë të ditur se kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kërkuar reciprocitet dhe njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga Serbia, njofton Klan Kosova.

Ndërsa kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka thënë se përmirësimi i tregtisë rajonale është thelbësor për sigurinë në rajon.