Kurti edhe sot me struktura të VV-së në Podujevë

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka mbledhur partinë edhe sot.
Sikur një ditë më parë, edhe sot struktura të larta të VV-së janë tubuar në njërin prej restoranteve të Podujevës.
Në fotografitë e siguruara nga IndeksOnline shihen ministrat Xhelal Sveçla, Hekuran Murati dhe Dejona Mihali.

Temë diskutimi, sipas burime të “Indeksonline”, ishte projektet e vitit 2024.
