Kurti: Efekti i taksës ishte minimal,s’u zbatua siç duhet qoftë përmes kontrabandës, apo marrëveshjeve të fshehta

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar në seancën e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për taksën 100%.
Kurti deklaroi se duhet theksuar se edhe në fushatë zgjedhore edhe pas saj edhe në programin qeverisës janë angazhuar dhe angazhohen për zëvendësimin e tarifës 100% me parimin e reciprocitetit të plotë politik, ekonomik e tregtar.
Shefi i ekzekutivit tha se vendosjen e reciprocitetit e kanë obligim edhe nga rezoluta e Kuvendit të vitit 2011, meqenëse me 7 dhjetor 2011 ishte miratuar një Rezolutë asaj kohe kur Jakup Krasniqi ishte Kryeparlamnetar, me të cilën rezolutë shprehej qëndrimi dinjitoz i një mocioni tri pikësh.
“Më 7 dhjetor 2011 ishin tre deputetët ë AAK-së që votuan pro këtij mocioni dhe katër deputetë kudnër këtij mocioni. Si qeveri rezolutat e Kuvendit të Kosovës nuk janë tekst në letër, por janë vendime për t’u respektuar e zbatuar. Aplikimi i tarifës 100% na ana e Kosovës u shfrytëzua si pretekst nga Serbia për të refuzuar dialogun dhe Kosova u bë subjekt i trysnisë ndërkombëtare kurse efekti i tarifës ishte minimal pasi s’u zbatua si duhet qoftë përmes kontrabandës, apo marrëveshjeve të fshehta. Përderisa në bisedimet që u zhvilluan deri më tanimë Serbinë u prezantuan disa marrëveshje për lëvizjen e lirë, në praktikë zbatimi i lëvizjes së lirë vazhdon të jetë i cunguar.Deri më tani dialogu është bërë mi e për statusin e Kosovës. Ne duhet të jemi sovran kur diskutojmë me Serbinë.Në fund nëse nuk ka mbetur asgjë tjetër për të pasur reciprocitet, i bie se kemi arritur njohjen e plotë”, tha Kurti, shkruan Indeksonline.
Tutje ai shtoi se duhet që Serbinë ta bëjmë t’i njohë të gjitha dokumentet që i lëshon shteti i Kosovës.
“Duhet të bëjmë Serbinë ti njohë të gjitha dokumentet që i lëshojmë ne, siç e konsiderojmë veten të na konsiderojë edhe ajo.Unë besoj që qëndrimi im është qëndrimi i duhur për të ecur përpara, jo ose krejt ose hiç, ose tash ose kurrë. Qasja jonë është ajo e cila praktikisht na ka vendosur në ofensivë, masat e vendosura në defanzivë ku ti shndërrohesh në një kështjellë për t’u mbrojtur nga një rrethim që të vie rrotull është gabim na pikëpamja e shtetit.Ka versione më të mençura për të arritur qëllimet e vendosura. E dini se ka shumë pengesa për të eksportuar në Serbi, të kalojmë më ofensivë e jo të detyrohemi të arsyetojmë taksën”, shtoi tutje kryeministri Kurti./Indeksonline/