Kurti emëron Elbert Krasniqin në një detyrë të re (Dokument)

Në objektin e Ministrisë për Administratë Publike të Kosovës (MAPL) në Mitrovicën e Veriut, është mbajtur takimi i parë i Bordit të Përbashkët, i kryesuar nga Elbert Krasniqi.
Me vendim të Kurtit, Krasniqi është emëruar si përfaqësues i Bordit të Përbashkët të Mitrovicës.
Krasniqi bëri me dije se bordi i përbashkët vendos një model të ri bashkëpunimi institucional, që synon të tejkalojë ndarjet e së kaluarës dhe të ndihmojë në ndërtimin e besimit dhe rritjen e efikasitetit.
“Me pjesëmarrje të barabartë nga të dy komunat dhe nën mbikëqyrjen e përfaqësuesit të Kryeministrit, ky bashkëpunim është shembull i qeverisjes së mençur dhe përkushtimit ndaj interesit të qytetarëve, pa asnjë dallim”, ka shkruar tutje ai.