75 Mall Live Search
16:30 / E Shtunë, 22 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kurti emëron Fatbardha Eminin, zëvendësministre në MAPL

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot znj. Fatbardha Emini, zëvendësministre në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.


Kryeministri Kurti duke i uruar suksese në detyrën e re, tha se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do ta ketë mbështetjen e Qeverisë në avancimin e politikave zhvillimore që ndërlidhen me komunat e Kosovës.