Kurti emëron një ushtruese detyre në Ministrinë e Shëndetësisë

Pas dorëheqjes nga pozita e Ministrit të Shëndetësisë të Rifat Latifit, kryeministri Kurti ka vendosur pozitën e ushtrueses së detyrës, Dafina Gexha-Bunjakun.
Vendimi është marrë sot nga shefi i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.
Gexha-Bunjaku ishte ushtruese e detyrës në ministrinë e Shëndetësisë edhe në kohën e dorëheqjes së Arben Vitisë nga kjo pozitë./Indeksonline/