75 Mall Live Search
18:07 / E Diele, 28 Mars 2021 / AR

Kurti emëron tre këshilltarë politikë, të njëjtit ishin edhe gjatë Qeverisë Kurti I

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka emëruar tre këshilltarë të tij politikë, shkruan Indeksonline.

Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi dërguar mediave nga Zyra e Kryeministrit.

Të emëruarit gjatë kësaj jave janë:

Znj. Fëllanza Podrimaj, këshilltare politike.

Z.  Jeton Zulfaj, këshilltar politik.

Znj. Shenaj Shala, këshilltare politike/Shefe e Protokollit.

Të tre ishin pjesë e kabinetit të Kryeministrit gjatë Qeverisë Kurti I, dhe do të vazhdojnë të punojnë pranë Kryeministrit Kurti në mandatin e ri.