11:12 / E Enjte, 08 Prill 2021 / OSH

Kurti emëron zëvëndësministrin e parë të MPJ-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka emëruar Kreshnik Ahmetin si zëvëndësministër të Punëve të Jashtme.

Ish-shefi i kabinetit të Glauk Konjufcës në këtë ministri në Qeverin Kurti I, tani do të jetë zëvëndësministër në digasterin që udhëhiqet nga Donika Gërvalla.

Kreshnik Ahmeti bëhet zëvëndësminitri i 19-të në Qeverinë Kurti./Indeksonline/