75 Mall Live Search
20:41 / E Hënë, 11 Mars 2019 / indeksADMonline

Kurti është shëruar, u kthehet aktiviteteve politike

I pari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka bërë paraqitjen e parë publike pas një pauze disa javëshe si pasojë e problemeve shëndetësore.

Zyrtarë nga e njëjta parti patën deklaruar se Kurti ishte diagnostikuar me bronkopneumoni.

Ndërkohë sot Kurti ka prezantuar në parti një anëtar të ri. Dega e kësaj partie në Skenderaj ka marrë në radhët e saj, profesorin Nazir Bejta.

Shkrimi i tij në Facebook:

“Bashkë me kryetarin e Qendrës së VETËVENDOSJE!-s në Skënderaj, Hysni Mehani, e mirëpritëm dhe përgëzuam Profesor Nezir Bejtën për anëtarësimin e tij në Lëvizje. Ai ka lindur në fshatin Klinë e Mesme të Skenderajt. Që nga viti 1988 është profesor në gjimnazin “Hamëz Jashari”, ku ligjëron gjuhën dhe letërsinë shqipe. Së fundmi, profesor Nezir Bejta ishte organizator i Konferencës Shkencore kushtuar 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Gjithashtu, profesor Bejta është edhe bashkëautor i revistës për nxënës “Shkëndijat e Drenicës”.”, shkroi ai në Facebook.