75 Mall Live Search
14:11 / E Premte, 13 Mars 2020 / indeksADMonline

Kurti: Evito shtrëngimin e duarve, përqafimet dhe pastrojini duart sa më shumë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nga 93 raste që janë testuar për koronavirusin në Kosovë të gjitha kanë dalë negativ.

Kurti ka thënë se Qeveria është e përgatitur për të gjithë situatën, shkruan IndeksOnline.

Në këtë konferencë Kurti ka dhënë edhe disa këshilla për qytetarët e Kosovës.

 “Përgatitjet jemi duke i bërë pa ndërprerë dhe maksimalisht. I ftojmë të gjithë qytetarët e Republikës nëse kanë shenja të kollitjes, etheve, temperaturës të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të telefonojnë në nr. 03820080 800. Të mos shkojnë menjëherë në klinikë, por të thërrasin këtu.

Të evitojnë shtrëngimin e duarve, përqafimet dhe të pastrojnë duart sa më shumë me sapun.

93 raste janë testuar dhe asnjëra nuk ka rezultuar pozitiv. Po i bëjmë përgatitjet që edhe më tej të ngelet kështu.

 Por nga ana tjetër edhe nëse nuk ngel kështu ne po i bëjmë përgatitjet”, ka thënë ai./IndeksOnline/