75 Mall Live Search
21:35 / E Mërkurë, 11 Shkurt 2026 / Z S

Kurti: Faleminderit që votuat LVV dhe ndihmuat në shënimin e një rekordi historik

Mandatari për formimin e Qeverisë, Albin Kurti, në fjalën e tij në Kuvend, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe angazhimin e treguar në këtë proces demokratik.

“Të dashur qytetarë, lejoni që së pari t’ju falenderoj juve, ata që votuat Lëvizjen Vetëvendosje dhe ndihmuat në shënimin e një rekordi historik. Ky rezultat është i rëndësishëm, por dua gjithashtu të falënderoni të gjithë ata që votuan partitë e tjera. Pjesëmarrja e lartë në zgjedhje dhe shprehja e vullnetit të lirë janë dëshmi e angazhimit të lartë qytetar për forcimin e demokracisë dhe procesit zgjedhor”, ka thënë Kurti.