Kurti falënderon infermierët: Po bëhen 1.500 orë që kur ata lanë shtëpitë e tyre për të shpëtuar jetë!

Sot është Dita e Infermierëve, datë kjo që kujton sakrificën, punën dhe rrezikun e inferemierëve kudo në botë, sidomos në ditët e sotme.
Edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar për infermierët, për të cilët thotë se që nga lufta ndaj virusit korona, ata lanë shtëpitë e familjet e tyre për të shpëtuar jetë.
Ky është postimi i plotë i tij:
Po bëhen 1.500 orë prej momentit të parë që filluan luftën kundër virusit Corona. Infermieret e infermerët tanë janë ata që lanë shtëpitë e familjet e tyre për të shpëtuar jetë njerëzish me punën e tyre. Në ditën ndërkombëtare të infermierëve dua t’i falënderoj të gjithë këta. Janë mijëra të tillë, anembanë Kosovës, që për tre muaj sakrifikuan shëndetin e tyre që të shpëtojnë jetët tona.
Ju jemi falënderues i gjithë populli i Kosovës. Ata që janë prekur nga ky virus e kanë të qartë se sa të domosdoshëm jeni, kurse ne të tjerët lutemi e po punojmë që të mos ju nxjerrim më shumë punë. Bashkë do t’ia dalim!

