75 Mall Live Search
21:45 / E Shtunë, 13 Dhjetor 2025 / MSH1

Kurti falënderon mërgatën për pritjen në Zvicër: Përzemërsisht falënderues

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar me mërgatën, në Cyrih të Zvicrës.

Në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, Kurti u takua me mijëra bashkatdhetarë, të cilët i ofruan mbështetje, shkruan IndeksOnline.

Për pjesëmarrjen, vullnetin, kontributin dhe gatishmërinë e tyre, Kurti tha se ishte “përzemërsisht falënderues”.

Derisa prezantoi premtimet e tij për mandatin e ardhshëm, Kurti çmoi lart angazhimin e mërgatës në etapa të ndryshme të historisë së vendit.