75 Mall Live Search
20:37 / E Martë, 08 Tetor 2024 / MSH

Kurti falënderon Ulutasin për kontributin e tij në KFOR

Takimi i pestë zyrtar për këtë vit mes kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe komandantit të KFOR-it, Özkan Ulutas, kësaj radhe ishte ai i lamtumirës, kur po i vjen fundi mandatit të gjeneralmajorit.

Duke e falënderuar komandantin e KFOR-it Ulutas për kontributin e shërbimin e tij në fushën e sigurisë, Kurti shprehu vlerësimin e lartë për bashkëpunimin e ngushtë, komunikimin, koordinimin dhe bisedat përherë të sinqerta e në frymën e sinergjisë për ruajtjen e paqes e sigurisë.

Në takim u vlerësua bashkëpunimi ndërmjet institucioneve tona të sigurisë e veçanërisht Policisë së Kosovës me misionin e NATO-s në Kosovë KFOR-in.

Kryeministri nënvizoi edhe rëndësinë e sundimit të ligjit dhe ofrimit të një ambienti të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim.

Kurti shoqërohej në këtë takim nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.