08:52 / E Enjte, 17 Shkurt 2022 / AR

Kurti: Falënderues dhe mirënjohës atyre që luftuan dhe punuan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Ditën e Pavarësisë, derisa tha se sot kujtojmë ata që luftuan e punuan për lirinë e popullit tonë.

Ai tha se ata kanë lënë gjurmë të pashlyeshme për të sotmen dhe ardhmen tonë andaj ne u jemi falenderues të gjithëve dhe mirënjohës përjetë, raporton Indeksonline.

“Urime të gjithë qytetarëve të republikës Dita e Pavarësisë. Teksa kremtojmë e festojmë gëzohemi e urojmë njëri tjetrin nuk kemi sesi të mos kujtojmë e përkujtojmë ata të cilët luftuan e punuan për lirinë e popullit dhe pavarësinë e vendit. Andaj nga kryeqyteti i republikës këtu në oborrin e përbashkët të Presidencës, Kuvendit dhe Qeverisë ku bëmë nderime dhe ngritëm flamurin shtetëror. Do vazhdojmë në kryeqendrën e kryengritjes së popullit tonë në Prekaz, te kompleksi Adem Jashari e më pastaj te varri i presidentit Ibrahim Rugova dhe varri i veprimtarit Adem Demaçit. Të gjitha ata që punuan dhe luftuan kanë lënë gjurmë të pashlyeshme për të sotmen dhe ardhmen tonë andaj ne u jemi falenderues të gjithëve dhe mirënjohës përjetë”, u shpreh Kurti./Indeksonline/