18:35 / E Shtunë, 03 Dhjetor 2022 / MSH

Kurti flet me qytetarët lidhur me gjendjen energjetike në vend

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në inaugurimin e e urës në Saradran dhe panë nga afër punimet në asfaltimin e rrugës “Lugu i Drinit”.

Me këtë rast, kryeminstri pati rastin të bashkëbisedojë nga afër me qytetarët lidhur me preokupimet dhe sfidat e vendit, raporton Indeksonline.

Kurti dhe banorët e Saradranit dhe më gjërë biseduan mbi gjendjen energjetike në vend dhe vijueshmërinë e kampanjës për kursim të energjisë elektrike.

“Ka ra disa për qind, deri në 8-9% ka rënë konsumi i energjisë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Kjo nuk mjafton. Kur të hypë [çmimi] shumë qindra euro, për një megavat/orë energjia elektrike, ajo iu nevojitet bizneseve, por çfarë prodhimtarie duhet të ketë ai biznes i tipit që arsyeton këtë shpenzim të shtrenjtë. Jemi në një periudhë të vështirë” u tha Kurti qytetarëve.