19:51 / E Hënë, 03 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kurti flet në dalje të Kuvendit të Kosovës, komenton kritikat e deputetëve të opozitës

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti është pritur nga gazetarët në dalje të Kuvendit të Kosovës.

Kurti foli për zëvendësministrat dhe se së shpejti do ta sjellë projekt ligjin e buxhetit, transmeton Indeksonline.

“Ne ende nuk i kemi vendosur emrat për zëvendësministra por do ta bëjmë sa më shpejtë të jetë e mundur dhe unë sot kam shumë punë përpara zbatuar programin e dakorduar. Shumë shpejtë do të na duhet ta sjellim projekt ligjin për buxhetin 2020. Ju kisha lut të më kurseni nga pyetjet që të komentoj çështjet e pushteteve komunale.”, u shprehë ai.

 Pastaj, Kurti tregoi se tash po shkon në zyrën e LVV-së që të falënderoj aktivistët dhe anëtarët e partisë.

“Unë prej këtu para se të shkoj në banesën time, do të shkoj në zyrën e LVV-së që t’i falënderoj aktivistët dhe anëtarët tanë të cilët e kanë ndjekur direkt transmetimin nga selia qendrore që të ju falënderohem edhe atyre.” , tha Kurti.

Kryeministri Kurti komentoi kritikat e deputetëve të opozitës.

“Disa prej tyre ishin kritika por kishte edhe ofendime e fyrje. Unë kurrë nuk ua kthej njësoj dua që tani të bashkohet sa më shumë skena jonë politike për punët e mëdha që na presin edhe për shtet ndërtim demokratik edhe për zhvillim ekonomik.”, përfundoi ai./Indeksonline/