75 Mall Live Search
12:47 / E Premte, 27 Qershor 2025 / S Z

Kurti flet në qeveri për Samitin e NATO’s në Tiranë: Kosova e palëkundur në rrugën e saj drejt anëtarësimit

Albin Kurti, kryeministër në detyrë i Kosovës, ka përshëndetur punimet e samitit të NATO-s të mbajtur në Hagë, dhe vendimin për rritje të shpenzimeve të mbrojtjes.

Kurti po ashtu ka përshëndetur edhe vendimin që samiti i 36 i NATO-s të mbahet në Tiranë.

‘‘Këtë javë në Hagë u mbajt samiti 34 i NATO-s, e përshëndesim përfundimin e këtyre punimeve dhe vendimin unanim të vendeve anëtare për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes. Përshëndesim gjithashtu vendimin për mbajtjen e samitit të 36 të samitit në NATO-së në Tiranë, në vitin 2027. Kosova është e palëkundur në rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO’’, ka thënë ai.