75 Mall Live Search
23:44 / E Enjte, 08 Korrik 2021 / OSH

Kurti flet pas takimit me kryeministri grek: Falënderoj Greqinë për mbështetjen që po na jep në rrugën evropiane

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sonte ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

Pas takimit kryeministri kosovar me anë të një statusi tregoj se çka foli me Mitsotakisin, transmeton Indeksonline.

Kurti tha se në takim u diskutua rëndësia e forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve duke ditur lidhjen tonë historike.

Ai po ashtu në postimin e tij falënderoi Greqinë për mbështetjen që po i jep Kosovës në rrugën evropiane.

“Sonte në Athinë u takova me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis. Ne diskutuam për rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve, duke konsideruar lidhjet tona historike. Kosova dëshiron të nxisë bashkëpunimin dypalësh, gjithashtu si një element kryesor i stabilitetit rajonal afatgjatë. Mirënjohës Greqisë për mbështetjen që po na jep në rrugën tonë drejt BE-së”, u shprehë Kurti në postimin e tij./Indeksonline/