10:30 / E Mërkurë, 01 Prill 2020 / indeksADMonline

Kurti flet pas takimit, tregon se për çfarë iu zotua Thaçi

Ka përfunduar takimi i kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me presidentin Hashim Thaçin.

Ky takim u mbajt në ora 10:00 në presidencë, shkruan IndeksOnline.

Në konferencë për media Kurti ka thënë se në takim u flit për masat që ka marrë Qeveria kundër Covid-19 dhe për angazhimin e organeve të shtetit.

“Vazhduam edhe për situatën aktuale insitucionale, ne jemi përgjigjur presidentit me qëndrimin tonë që është i drejtë me kushtetutë për formimin e qeverisë.

Pas një mocioni të mosbesimit ajo që ngelet është të shkohet në zgjedhje të reja, të bindur se kushtetuta nuk krijon mundësi që ne të kemi Qeveri të re pa Kuvend të ri, pa zgjedhje të reja.

Presidenti u zotua që do të respektoj kushtetutën, ligji dhe paraktikat e mëhershme.

Ne e theksuam këtë qëndrim tonin që presidenti nuk do duhej me merrej me emra njerëzish e partish, por me data për zgjedhjen të reja në kalendarin e këtij viti”, ka thënë Kurti pas takimit./IndeksOnline/