Kurti flet për herë të parë pasi Kosova nuk u ftua në Samitin për Demokraci

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar për herë të parë pasi Kosova nuk u ftua në Samitin për Demokraci që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kurti nga një tubim i LVV-së në Podujevë, tha se nuk ka asgjë për tu shqetësuar pse Kosova nuk është ftuar nga SHBA.
“Nuk ka asgjë për tu shqetësuar e kemi shpjeguar edhe më herët, e këtë e ka sqaruar shumë thjesht edhe Ambasada Amerikane”, tha Kurti pasi u pyet nga gazetarët.