Kurti flet për investimet e huaja direkte, reagon Hykmete Bajrami

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka deklaruar se mesatarja vjetore e investimeve të huaja direkte gjatë katër vjetëve qeverisjeje është 705.6 milionë euro apo 2.4 herë më shumë se mesatarja vjetore e qeverive të kaluara. E në lidhje me këtë ka reaguar deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami.
Bajrami ka thënë se rritja e investimeve të huaja direkte vjen kryesisht nga inflacioni dhe shkojnë kryesisht blerje të banesave nga mërgata jonë.
“Qeverisja e ndershme paska thënë kryeministri, cila kjo 900 tenderve të negociuar, qeverisja me Martin Berishajn, Nagip Krasniqin, me tatimet që u merren bizneseve e mandej ministriat tu u japin familjarëve për OJQ? E vërteta është se qeveria nuk ka bë asnjë reformë fiskale, as edhe një. Që katër vjet mandat të kësaj qeverie Adimistrata Tatimore e Kosovës udhëhiqet nga drejtori që kundërligjshëm e pati zgjedhur PDK-ja kur ka qënë në pushtet”. Ka shkruar Bajrami në Facebbok.
Postimi i plotë i Bajramit:
Rritja e Investimeve të Huaja Direkte vjen kryesisht nga inflacioni dhe shkojnë kryesisht blerje të banesave nga mërgata jonë
Qeverisja e ndershme paska thënë Kryeministri, cila kjo 900 tenderve të negociuar, qeverisja me Martin Berishajn, Nagip Krasniqin, me tatimet që ju merren bizneseve e mandej ministriat e tu ju japin familjarëve për OJQ?
E vërteta është se Qeveria nuk ka bë asnjë reformë fiskale, as edhe një. Që katër vite mandat të kësaj qeverie Adimistrata Tatimore e Kosovës udhëhiqet nga drejtori që kundërligjshëm e pat zgjedhë PDK-ja kur ka qënë në pushtet.
Gjatë këtij mandati kanë ndodhë dy ndryshime: rritja e tatimit në pronë dhe lirimi në prej 6.8 Euro në të ardhurat personale. A beson dikush që këto refoma kanë ndiku në rritjen e invesitmeve të huaja direkte?!
Inflaconi gjatë Qeverisë Kurti
3.4% në vitin 2021,
11.6 në vitin 2022,
4.9% në vitin 2023,
Investimet e Huaja Direkte
2021: 420 milionë euro, prej tyre 384 milionë në patundshmeri ose 91%,
2022: 732 milionë euro, prej tyre 529 milionë në patundshmeri ose 72%,
2023: 844 milionë euro, prej tyre 511 milionë në patundshmeri ose 60%,
2024 (janar-prill): 269 milionë euro, prej tyre 186 në patundshmeri ose 69%,