14:20 / E Enjte, 14 Janar 2021 / OSH

Kurti flet për marrëveshjen e 4 shtatorit e nënshkruar nga Hoti në SHBA

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, në konferencë shtypi ka folur edhe për marrëveshjen e 4 shtatorit  në Shtëpinë e Bardhë, për normalizimin ekonomik midis Kosovës e Serbisë, shkruan IndeksOnline.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, Kurti ka thënë se pika e vetme e mirë në atë marrëveshje është darkodimi për njohjen e shtetit të Kosovës nga Izraeli.

Kurti më tej u shpreh se “nuk ka fort gjëra të mira”.

“Tashti jemi në kohë optimizmi gjithëpopullor dhe do të thosha që ai dakordim i dyfishtë i 4 shtatorit në tekstin që i korrespodonte palës kosovare më së miri është të lexohet nga fundi te pika ku përmendej njohja e Izraelit për Kosovën e pastaj nuk ka fort gjëra të mira më tej”, tha Kurti./IndeksOnline/