Kurti flet për pasaportën mësimore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me shefin e Zyrës së UNICEF, Murat Sahin dhe zëvendësministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Xhavit Rexha, ka mbajtur një konferencë për medie, ku ka shpalosur disa t dhënë në lodhje me pasaportën mësimore dhe tri programet që po realizohen aktualisht në Kosovë, raporton IndeksOnline.
Kurti ka thënë se kjo është një punë e shkëlqyer që po e bënë UNICEF në Kosovë, duke i falenderuar kësisoj për dedikimin e jashtëzakonshëm që kanë bërë ndaj shtetit të Kosovës.
Kurti theksoi se janë tri programe, Opship, podium dhe Ponder. Përmes tyre të rinjtë mësohen se si të avokohet për ta, si të kanë lexim kritik të medieve dhe si t’i analizojnë qasjet e tyre në shoqëri.
“Këto tri programe do të institucionalizohen he se përfitime nga këto janë të shumta. Përmes tyre nxënësit do të bëhen produktiv dhe aktiv. Kjo është rezultat i punës së mirë që ka bërë UNICEF-i në Kosovë dhe se kjo platformë digjitale e personalizuar do tu siguroj fëmijëve de të rinjtë që të mund të kryejnë mësimet e tyre në çfarëdo kohë krize që mund të paraqitet si kjo e tanishmja”, theksoi Kurti.
Tutje ai tha se këto tri programe, iniciativa, kanë filluar së pari në Kosovë dhe se do të digjitalizohen dhe do të bëhen në pjesë e pasaportës mësimore. Më shumë se 3000 adoleshentë dhe fëmijë do të përfitojnë nga këto programe.
Unicef ka ndihmuar në vazhdimësi gjatë kësaj periudhe Kosovë me pako të shumta ushqimore e higjienike dhe me iniciativa të tjera.