Kurti flet për procesin e Berlinit dhe vizitën e Von der Leyen: Do të diskutojmë për planin e zgjerimit të BE-së

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë të mbajtur sot, tha se Kosova është angazhuar për 10 vjet që procesi i Berlinit të këtë sukses dhe që sipas tij, ky proces ka kulmuar suksesshëm.
Ai tha se në Berlin kanë nënshkruar një mori marrëveshjes.
Kreu i ekzekutivit i ka njoftuar ministrat edhe për vizitën e presidentes së KE-së, Ursula von der Leyen, me të cilën tha se të diskutojë për planin e zgjerimit të BE-së.
“Doli të jetë një proces i suksesshëm që ka afruar vendet e rajonit me njëra-tjetrën dhe të gjitha së bashku me BE-në. Në Berlin nënshkruam deklaratën për tregun e përbashkët rajonal 2024-2028.
Miratuam planin e veprimit, që është shtyllë për planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor, e që Republika jonë përfiton 882.6 milionë euro. Miratuam edhe tri deklarata” deklaroi kryeministri.
“Në fundjavë, në Kosovë do të vijë për vizitë edhe presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, ku do të diskutohet për planin e rritjes”, shtoi Kurti.